Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet që po bëhen për restaurimin e kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq.
Rama thotë se kishat do të jenë shumë shpejt të vizitueshme për mijëra vizitorë.
“Mirëmëngjes dhe me punën që po vijon pa u ndalur për restaurimin e katër kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq, kisha e Shën Mërisë, Shën Mëhillit, Manastiri i Shën Podhromit dhe Shën Pjetrit, të cilat shumë shpejt do të kthehen në të vizitueshme për mijëra vizitorë të turizmit historik, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
Mbrohen në heshtje të akuzuarit për rastin e shpërthimit në ...
Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar, ...
Zhvillimet nga lufta me Iranin rrisin çmimet e derivateve në...
Shqipëria paralajmëron qytetarët t’i shmangin udhëtimet drej...
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran