A2 ka mësuar se emigrantët afganë që mbërritën në orët e para të mëngjesit në Rinas, janë strehuar në një nga resortet më luksoze të zonës së Malit të Robit në Durrës.
Sipas burimeve në terren, afganët janë akomoduar në viletat 2-3 katëshe, brenda perimetrit të rrethuar të resortit turistik.
Tashmë në zonë ka efektivë të Policisë së Shtetit dhe asaj private, si dhe stafe mjekësore dhe të tjera stafe shërbimi.
121 afganë mbërritën në Shqipëri mëngjesin e së premtes dhe do të qëndrojnë përkohësisht deri në largimin përfundimtar drejt SHBA.

Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...