Lumi Drino është në prurjet maksimale të tij përgjatë ditëve të fundit për shkak të reshjeve që kanë nxjerrë në pah edhe situatën e problematikave.
Reshjet regjistruan emergjenca me bllokim të akseve drejt Zhulatit e Golemit si dhe shembje të skarpateve apo dëmtime serioze të rrugëve u në Dropull, Odrie, Lazarat, Libohovë, Ballaban e Memaliaj ndërsa edhe aksi nacional pranë liqenit të Viroit kalohej me vështirësi për disa orë pas vërshimit të ujërave në rrugën kryesore.
Emergjenca u rikthye gjithashtu në qytetin e Gjirokastrës me dy vatra kritike rrëshqitjesh pranë pallatit 5-katësh në lagjen “Punëtori” dhe në lagjen Cfakë ku një bllok banesash tradicionale rrezikojnë rrëshqitjen në përrua.
Shtabi i emergjenca në nivel qarku u mblodh për të koordinuar aspektet teknike në rast se do të kërkohet evakuim qytetarësh apo ndërhyrje të veçanta shpëtimi edhe në kushtet që reshjet do të rikthehen në të gjithë qarkun me intensitet prej së hënës.
Ekspertët tërheqin vëmendjen për bashkitë në të gjithë qarkun për mungesën e mirëmbajtjes së pritave malore që kanë sjellë prurje të shumta alubionesh me dëme në lugina si dhe për pastrimin e kolektorëve dytësorë që nuk janë pastruar këtë vit nga asnjë bashki./TCH
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...