Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që të zhvillohet mësimi online duke nisur nga data 15 deri më 19 shkurt për të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar.
Në një njoftim publik, Ministria e Arsimit bën me dije se vendimi erdhi pas parashikimeve të IGJEUMse në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.
“Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, njofton Ministrja e Arsimit, Evis Kushi./TCH
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...
Edi Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocional...
Studentët iranianë organizojnë protestat e para të mëdha ant...
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...