Situata e motit është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes në qarkun e Gjirokastrës, duke shkaktuar një gjendje të rënduar dhe problematika të shumta në qytet. Reshjet e shumta dhe me intensitet kanë shkaktuar daljen e përroit të Ficos nga shtrati. Uji ka vërshuar në qytet duke përmbytur disa rrugë, në të cilat është bllokuar qarkullimi, teksa zona më problematike është lagjja 18 shtatori. Për pasojë është ndërprerë energjia elektrike në disa zona të qytetit.
Kryebashkiaku Flamur Golemi si dhe Prefekti i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të situatës së rënduar.
“Orë të vështira në Gjirokastër prej reshjeve intensive të shiut përgjatë gjithë ditës së sotme e sidomos tani në mbrëmje. Lutem shmangni lëvizjet e panevojshme dhe në rast se ju duhet ndihmë, telefononi në numrin 112. Strukturat lokale e qëndrore të emergjencave janë në terren dhe ndjekje të situatës për të bërë gjithçka duhet dhe kemi në dorë për të mos pasur pasoja, mbi të gjitha në njerëz e pastaj me radhë dëme të tjera materiale”, shkruan kryenashkiaku.
Ekipet e OSHEE-së ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë sa më parë te konsumatorët.
Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjellë grumbullimin e ujit në disa akse rrugore brenda qytetit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar. Apelohet për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë këtyre orëve, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë se moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në orët në vijim./rtsh
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...