Moti i ftohtë ka përfshirë të gjithë vendin, por veriu dhe verilindja janë zbardhur nga bora e parë që ka shkuar deri në disa centimetër.
Edhe kjo e enjte është shoqëruar nga temperatura të ulëta në të gjithë territorin dhe në të njëjtat kushte do të vijojë edhe dita e premte.
Sipas Meteoalb, gjatë natës së sotme do të vijojnë reshjet e dëborës në zonat e thella malore, ndërsa e premtja mbetet me vranësira të shpeshta, por reshjet do të jenë të pakta dhe në sasi të papërfillshme.
Sinoptikanët parashikojë se ‘dimri’ i tetorit do t’ua lërë vendin ditëve me diell e me temperatura normale për vjeshtën. Gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme, në vend do të rikthehet moti me diell, i cili do të shoqërojë për disa ditë të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë duke regjistruar vlera normale për muajin tetor.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...