Kalimi i një fronti të ftohtë dhe të lagësht drejt territorit të Shqipërisë do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.
Orët e paradites paraqiten me vranësira mesatare deri të dendura në zonat malore duke gjeneruar reshje të pakta dëborë ndërsa pasditja sjell reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan