Shqipëria si destinacion turistik po promovohet çdo vit e më shumë në media dhe televizione ndërkombëtare.
Së fundmi, kanali televiziv italian RAI3 transmetoi një reportazh ku turoperatorët italianë e cilësojnë Shqipërinë si “destinacionin e momentit”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Reportazhi i RAI3, si promovim i shkëlqyer i turizmit në Shqipëri, duke pasqyruar edhe ngjarjen më të rëndësishme që organizuam, Konventën Ndërkombëtare të Turizmit-FESTA,” – u shpreh Kumbaro.
Përshkrimi nis me “plazhe të pastra, det i kristaltë dhe peizazhe që të lënë pa frymë”.
“Mesatarisht, nga 10 vlerësime, 8 janë për Shqipërinë. Tashmë është destinacioni i momentit, por edhe për kostot, për lidhjet nga Bari nga Brindisi nga Ankona, kështu që njerëzit mund të vendosin se kur dhe si duan të shkojnë në Shqipëri,” – thuhet në reportazh./euronews
Mot i vranët dhe me shi
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu