Të nxehtit ekstrem për muajin gusht po i vjen fundit. Sinoptikania Adiola Bani bën me dije se pas datës 25 gusht do të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat t’i afrohen vlerave normale.
Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me muajin shtator. Sipas sinoptikanes Bani, 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jetë i nxehtë dhe me temperatura mbi vlera normale, u shpreh ajo gjatë një interviste për News24.
“Këto janë ditët e fundit me temperatura të larta për vendin tonë, sepse parashikohet që pas datës 25 gusht të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat gjatë fundit të muajit të jenë afër vlerave normale klimatike të gushtit.
Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit do të sjellin një ulje temperaturave, që do vijë si pasojë e vranësirave në gjithë vendin. Por, prania e shirave do të jetë e paktë dhe e përkohshëm, nuk do të jenë shira të vazhdueshëm dhe të shtrirë në gjithë territorin, do të jenë të pakët.
Parashikohet që kryesisht 10-ditëshi i parë i muajit shtator të jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta, më të larta se vlera normale klimatike. Gjatë muajit shtator do të ketë shumë ditë me diell, ndaj dhe pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë dhe plazhin”, tha sinoptikania.
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...
Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qën...
Sot, dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të...
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran