Efektivët e Repartit elitë Speciale RENEA do marrin pjesë në kompeticionin “Swat Challenge Dubai 2025”, që do të zhvillohet nga data 1 deri më 5 shkurt 2025, në Dubai.
Me anë të një njoftimi nga Policia e Shtetit, mësohet se ekipi i forcave speciale RENEA ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Dubai dhe është pritur nga përfaqësues të Policisë së Dubait.
Sipas të njëjtit njoftim bëhet e ditur se për këtë vit janë regjistruar për të marrë pjesë 121 ekipe të forcave speciale nga 50 shtete të ndryshme nga e gjithë bota.
Në këtë kompeticion zhvillohen gara taktike, qitje dhe ushtrime fizike midis forcave speciale elitë të përfaqësuara në këtë kompeticion.
Kjo është hera e katërt që forcat speciale RENEA përfaqësojnë Policinë e Shtetit në këtë kompeticion.
/rtsh.al/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...