Dera e bllokuar me karrige dhe banka në Fakultetin e Drejtësisë është dera që ndan studentët e Juridikut: një pjesë që duan të rifillojnë mësimin dhe pjesa tjetër që prej ditësh janë ngujuar brenda Fakultetit.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni siç edhe premtoi u paraqit në Fakultet, pas kërkesës së studentëve për dorëzimin e detyrës së në rast se nuk garantonte fillimin e procesit mësimor.
Ardhja e tij solli përplasje mes dy grupeve studentore.
Duke qenë se studentët e ngujuar nuk pranuan të negocionin me të në këto ambjente, Koni përfundoi në mbledhje sërish me dekanin Artan Hoxha.
Pas daljes nga zyra, fjalët e rektor Konit për mediat ishin të pakta: “Unë si rektor i Universitetit të Tiranës do ushtroj kompetencat”.
Ikja e rektorit nga Fakulteti i Drejtësisë pa rënë në konsensus me asnjë nga palët e studentëve, lë ende dyert e Fakultetit të bllokuara. Mbetet për t’u parë zgjidhja pas takimit të përfaqësisë të të ngujuarve në rektorat, të cilët kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë./tch
G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të ...
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...