Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se ka pasur interes të lartë e rinjve për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Në njoftimin e bërë nga ministria bëhet e ditur se është shënuar numër rekord aplikimesh për qindra të rinjve për studimet bachelor.
“1114 të rinj e të reja kanë aplikuar për të fituar një të drejtë studimi nga 70 kuota të planifikuara për ciklin e parë bachelor, për këtë vit akademik”, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.
Sipas ministrisë, ky është numri më i lartë i aplikimeve krahasuar me tre vitet e mëparshme.
Akademia e Forcave të Armatosura ofron 3 programe në ciklin bachelor: Teknologji Informacioni, Marrëdhënie ndërkombëtare dhe Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes.
Për të gjithë fituesit, përveç një karriere të sigurt, përsosjes së aftësive në një gamë të gjerë profesionesh ofrohen programe akademike prestigjioze dhe unike në Shqipëri, pagë mujore dinjitoze, akomodim dhe trajtim ushqimor gjatë gjithë periudhës së studimit.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...