Policia e Elbasanit ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, që e akuzoi për fshehjen e ndalimit të një personi, që siç thotë kreu i PD-së, u kap me 800 mijë euro dhe dy leje drejtimi me emrin e Saimir Tahirit.
Policia thotë se e ka publikuar ngjarjen në faqen e saj zyrtare dhe se janë ndjekur të gjitha rrugët proceduriale.
“Më datë 02.11.2017 nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S., 25 vjeç banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat pasi më datë 01.11.2017 në rrugën nacionale në fshatin Balldren u kap pa leje drejtimi me mjetin “Land Rover” dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe bllokuan një sasi e madhe eurosh, të cilat do t’i përdorte për likuidimin e faturave, por të pashoqëruar me dokumentin e origjinës”, thotë policia.
Policia e Elbasanit thotë se fton kryetarin e opozitës që të mos përdorë burime anonime lajmi duke çuar në keqinformimin e publikut, por ta gjejë të vërtetën tek faqja zyrtare e Policisë së Shtetit.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...