Parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, që pritet të përfitojnë nga njohja kontributeve mes dy shteteve dhe afro 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.
“Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”, tha ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhe.
Kjo marrëveshje nuk prek vetëm pensionistët, por garanton një seri përfitimesh të mbrojtjes sociale për emigrantët shqiptarë në Itali, dhe si e tillë ka marrë edhe vlerësimin e opozitës.
“Kjo marrëveshje bashkon palët politike”, tha Tabaku.
Pas ratifikimit në Kuvend, marrëveshja hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe më pas pritet ratifikimi nga parlamenti italian për të nisur zbatimin e saj. Pas hyrjes në fuqi, qytetarët të cilët janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri./euronews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...