Dy ditë më parë në emisionin Open, gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni ndërsa raportonte live, një qytetar që po intervistohej prej saj denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me Covid-19.
Qytetari me insistim kërkonte prezencën e mjekëve për ta verifikuar këtë pasi megjithëse i kishin telefonuar disa herë 127-ës nuk kishin marrë përgjigje dhe as mjeku nuk kishte shkuar në shtëpi, pavarësisht se siç qytetari tregoi në Open miku i tij kishte ditë me temperaturë të lartë.
Top Channel e ndoqi rastin deri në fund, ku pas komunikimit me shefin e emergjencës Kombëtarë Skëndër Brataj, mjekët shkuan të verifikonin rastin në fjalë.
Sot në edicionin informativ gazetarja Sidorela Gjoni konfirmoi se miku i qytetarit kishte rezultuar pozitiv me covid-19, por gjendja e tij është e mirë.
Ndërsa miku i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë të covid-19, por megjithatë ai është vetë izoluar për çdo rast.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...