Republika e Shqipërisë renditet në krye të listës sa i takon nivelit të pastrimit të parave për vitin 2015. Pushtetarët e korruptuar shqiptarë dhe krimi i organizuar po nxitojnë të pastrojnë dhe fshehin jashtë vendit paratë e krimit dhe të korrupsionit. Instituti i Bazelit për Qeverisjen, një institut zviceran mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, i cili bashkëpunon me OKB, KiE, Bankën Botërore si dhe jep kontributin e tij për forcimin e shtetit ligjor, ka publikuar ditët e fundit raportin për indeksin e pastrimit të parave në rang global. Sipas të dhënave të tij, Shqipëria është ngjitur mes 5 shteteve të para në Evropë sa i përket këtij fenomeni.
Nga 152 shtete në total në rang botëror, vendi ynë renditet i 86-ti. Por sa i përket shteteve të Evropës, Shqipëria ndodhet në vendin e pestë, pas Ukrainës, Turqisë, Greqisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Nëse bëhet një krahasim me fqinjët tanë Maqedoninë, Serbinë apo Malin e Zi ne ndodhemi në krye. Krahasuar me të njëjtin raport të një viti më parë, indeksi i korrupsionit ka pësuar rritje. Në vitin 2014 indeksi për Shqipërinë ishte 5.54, ndërsa në vitin aktual është 5.56. Sipas të dhënave të raportit, kjo tregon se numri i zyrtarëve a personave të tjerë që kanë bërë pastrim parash ka pësuar rritje. Sa i përket renditjes së përgjithshme botërore, në krye qëndrojnë Irani me Afganistanin dhe pas tyre renditen shumica e shteteve afrikane, aziatike dhe amerikano-jugore. Ndërkohë vendet e Evropës, dhe më konkretisht ato skandinave, kanë indeksin më të ulët të pastrimit të parave. Vendet me një fenomen të tillë më të pakët janë Estonia e Finlanda.
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...