Sipas një raporti të ri nga Banka Botërore, më shumë se 40% e qytetarëve të lindur në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Moldavi jetojnë jashtë vendit. Ky emigrim masiv ka shkaktuar një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore në rajon, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë lokale.
Largimi përfshin kryesisht persona në moshë pune, shpesh me aftësi të larta, duke krijuar jo vetëm vakanca në tregun e punës, por edhe pengesa serioze për planet afatgjata të bizneseve.Ekspertët theksojnë se mungesa e përvojës profesionale po ndikon edhe tek të rinjtë, të cilët hasin vështirësi për t’u punësuar, ndërsa sektorë si turizmi, ndërtimi dhe shërbimet po përballen me mungesa të mëdha të punonjësve.
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët