Shqipëria rezulton një vend me probleme të mëdha sa i përket trafikut të drogës sipas raportit të fundit të Ministrisë së Brendshme italiane.
Raporti tregon situatën për gjashtë mujorin e parë për kriminalitetin për vitin 2019. Sipas tij Shqipëria është një nga vendet kryesore në botë për prodhimin e kanabisit por më shqetësues është fakti se vendi është kthyer në një pikë tranziti sa i përket heroinës. Raporti nënvizon se megjithëse në Shqipëri u bë plani kombëtar për luftën kundër kanabisit ai nuk ka mundur të heqë vendin tonë nga lista botërore e prodhuesve kryesorë.
Grupet kriminale shqiptare, vijon më tej raporti, kanë bashkëpunim me mafien italiane, Camorra dhe Ndrangheta. Por kriminaliteti shqiptar shtrihet edhe më tej me bashkëpunimin me grupet nga Amerika Latine për kokainën, Holanda, Belgjika, Anglia dhe vende të tjera.
“Shqipëria figuron në hartën globale mes vendeve kryesore të prodhimit të marijuanës por edhe si tranzit për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia e destinuar për tregun e Europës. Në Shqipëri u bë plani kombëtar anti-kanabis dhe Italia e mbështeti për kontrollet ajrore për zbulimin e parcelave. Duke parë afërsinë gjeografike, kriminaliteti shqiptar vijon të ketë raporte bashkëpunimi me mafien italiane në trafikun e drograve sikur janë edhe sekuestrimet e bëra, por edhe investigimet. Shqiptarët bashkëpunojnë me mafien italiane, Camorra-n dhe Ndrangheta-n në trafikun e drogës.
Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si një nga më aktivët në Itali që bashkëpunon me grupet në Holandë, Belgjikë, Austri, Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë. Në Itali prania e tyre është e përhapur në pjesën më të madhe të territorit, me përqendrim më të madh në Veri dhe Puglia në Jug. Ata veprojnë në grupe në bazë të lidhjeve familjare dhe fisnore. Gjithashtu shqiptarët bashkëpunojnë me anëtarë të kombësive të tjera. Shqiptarët kanë krijuar edhe një rrjet të trafikut nga Amerika Latine. Jo vetëm në trafikun e drogës, por shqiptarët veprojnë edhe në prostitucion, emigracioni i paligjshëm dhe grabitje” thuhet ndër të tjera në raportin e Ministrisë së Brendshme të Italisë. /Opinion.al
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...