Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, i cili vlerësonte se korrupsioni në vendin tonë është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Kreu i maxhorancës ka ironizuar gjetjet e raportit, ndërsa shkruan se “paska plasur peshku”, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë akuzave të opozitës.
Kryeministri në një postim në rrjetet sociale shkruan se DASH paska thënë më në fund ato që opozita ka thënë që në fillim. Rama shton se raporti është copy-paste i një viti më parë.
“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit?”, shkruan Rama.
KRU `Prishtina`: Afati për kontrata po skadon
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit