Shqipëria rrezikohet nga mbi 65 organizata terroriste, përfshi këtu ISIS si dhe Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Kështu thotë raporti i Agjencisë së Inteligjencës (CIA), në të cilin janë rifreskuar të dhënat në lidhje me Shqipërinë.
Në faqen e saj zyrtare, CIA shkruan se këto celula terroriste synojnë që të kryejnë sulme në të gjithë botën.
Sipas këtij raporti të publikuar në 18 gusht të këtij viti, në Shqipëri janë të instaluara celula terroriste të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të cilët mund të kryejnë sulme në çdo moment.
Gjithashtu në këtë raport thuhet se Shqipëria është një pikë nevralgjike e rrjetit të ISIS për rekrutimin dhe stërvitjen e një pjese të personave që më pas dërgohen për të luftuar përkrah ISIS në Siri, Libi ose Irak.
“Vitet e fundit, planifikimi i Forcës Qods për sulmet terroriste është zbuluar dhe ndërprerë në një numër vendesh në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Bahreinin, Belgjikën, Bosnjën, Bullgarinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Keninë, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raport.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike njohur si (IRGC), janë formuar në maj të vitit 1979 dhe kanë komandant Gjeneral Hossein Salamin.
Kjo organizatë u vendos në listën e grupeve terroriste nga qeveria e SHBA në vitin 2019, ndërkohë që kanë një forcë prej 150 mijë personash dhe janë të aftë të godasin kurdo që Qeveria iraniane e sheh të arsyeshme. /Ora News/
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...