Një ditë përpara fillimit të protestave të paralajmëruara të studentëve, kryeministri Edi Rama e ka kaluar këtë të dielë në punë së bashkume qeverinë e riformatuar në një mbledhje në qytetin e Elbasanit.
Pavarësisht se dhe atje është pritur me protesdta nga disa banorë, Rama ka vijuar me axhendën dhe gjatë mbledhjes ka diskutuar për një sërë sfidash që sipas tij presin qeverinë për vitin 2019.
Rama ka shkruar në rrjetin social në lidhje me diskutimet e bëra në mbledhje por ajo që bie në sy është dukshëm protesta e studentëve që sipas kryeministrit do të adresohet me rekrutime të reja në administratë të atyre studentëve që janë ekselentë. Çështje e administratës mbetet një ndër momentet ende të pazbuluara nga plani i Ramës, i cili ka vendosur që përveçse qeverisë e ministrave, të ketë dhe një “rifreskim” të madh të drejtuesve të lartë të administratës shtetërore.

Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...