Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Takimi me Erdogan është zhvilluar në rezidencën e Marmaris, qytet në brigjet e rivierës turke.
“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan kryeministri.
Ende nuk ka detaje nga temat që kanë diskutuar Rama dhe Erdogan.
Takimi i kryeministrit shqiptar me kreun e shtetit turk vjen pak ditë pas takimit Meta-Erdogan në Bosnje-Hercegovinë, në kuadër të samitit të SEECP./TCH
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...