Pas samitit të Bashkëpunimit Evropian (EPC) në Kopenhagë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një postim në “X” ku sqaron momentin e shakasë që bëri me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Rama thekson se një fjali e thënë në shaka, në frymën e miqësisë, u shndërrua menjëherë në tituj pompozë nëpër media, duke harruar substancën reale të diskutimeve në këtë samit.
“Një moment i lehtë, një shaka mes miqsh. Sigurisht, nuk ka problem nëse kjo përhapet, por ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare thekson se ai moment ishte thjesht një shaka mes miqsh, ndërsa Presidenti Trump, sipas Ramës, ka treguar veten si një udhëheqës që ka rikthyer fjalën “paqe” në fjalorin e Perëndimit dhe ka arritur paqe në vende ku të tjerët kanë dështuar.
Rama e mbyll postimin duke vlerësuar momentin e miqësisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar:
Ky shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzve që janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump./tvklan.al
It is truly remarkable how today’s media operates, and how the so-called “virality” can so easily distort reality. A sentence spoken in good humor, in the spirit of friendship, suddenly turns into a worldwide headline of an entire summit among dozens of nations, while all the… pic.twitter.com/bzBjzMC7op
— Edi Rama (@ediramaal) October 2, 2025
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...