Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në garën ndërkombëtare “FIRST Global Challenge”, të njohur ndryshe si Lojërat Olimpike të Robotikës, ku marrin pjesë mbi 190 shtete nga e gjithë bota.
Në një postim në Facebook, Rama është shprehur se pasioni dhe talenti i të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë është arsye krenarie për vendin.
“Të rinjtë që na bëjnë krenarë. Pasioni për robotikën ka bashkuar këta të rinj që përfaqësojnë Shqipërinë në ‘FIRST Global Challenge’. Ata krijojnë robotë që ndihmojnë në mbrojtjen e ekosistemeve dhe rikthimin e ekuilibrit mjedisor – një mision që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e gjelbër dhe inovativ të vendit”, ka shkruar Rama.
Kryeministri ka theksuar se përkushtimi i brezit të ri ndaj shkencës dhe inovacionit është një shembull frymëzues për të ardhmen e Shqipërisë.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...