Talentet e sportit që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë mund të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook” tha se kjo ka ardhur pas ndryshimeve të miratura në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Qeverisë Shqiptare.
“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, shkruan kryeministri Rama./Albeu.com
Pas përleshjeve në kufi, Pakistani thotë se ka vrarë 30 tali...
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gj...
Çështja e presidentit, deputeti i LDK-së thotë se Abdixhiku ...
Haradinaj: S’jam kandidat për president
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...