Rama takon sot ambasadorët, diskuton për amnistinë fiskale

09:47 | 29 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, për të diskutuar për amnisti në fiskale.

Të pranishëm në këtë takim, që po zhvillohet tek “Vila 30”, janë edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Projektligji për amnistinë fiskale, është kritikuar nga Bashkimi Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas përfundimit të takimit, nuk pritet të ketë një deklaratë për mediat.

Ditën e djeshme, Rama është shprehur i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarëve.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri një i qeverisë së Shqipërisë, theksoi se amninistia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve. /euronews/

Shpërndaje në rrjete sociale