Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar vizitën e tij në Kroaci.
Këtë të hënë ai është takuar edhe me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Kreu i qeverisë shqiptare ka qenë i shoqëruar në këtë takim me një delegacion i përbërë nga ministrja Albana Koçiu dhe ministri Ervin Mete. Kujtojmë se më herët, Rama u takua me homologun e tij, Plenkoviç.
Ata dënuan me forcë vrasjen e policit të Kosovës në Banjskë në 24 Shtator dhe i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar që të aplikojë masa ndëshkimi edhe për Serbinë.
Rama ritheksoi sërish se dialogu është e vetmja rrugë për stabilitetin mes dy vendeve dhe rajonit./tvklan.al
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...