Kryeministri Edi Rama u takua në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.
Rama garantoi zotin Guterres se qeveria shqiptare është e angazhuar për paqen dhe sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë.
Ndaj, sipas tij, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së është një kontribut i drejtëpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit, shkruan tch, transmeton portali arbresh.info
Po ashtu, kryeministri vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri, në procesin e reformave.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...