Kryeministri Edi Rama është takuar në Sofje të Bullgarisë me homologun e tij kinez, Li Keqiang.
Rama ndodhet në Sofje ku do të zhvillohet samiti, në kuadër të nismës së qeverisë kineze të bashkëpunimit me Europën Qendrore dhe Lindore, e njohur si Nisma 16+1.
Përmes një postim në facebook, Rama ka thënë se fokusi i takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.
“Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë”, shkroi Rama në “Facebook”./arbresh.info/
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten