Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të fasonerisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se diskutimet janë fokusuar te nevojat për transformimin e mëtejshëm të sektorit, masat mbështetëse që duhen ndërmarrë për të kapërcyer sfidat e zhvillimit.
Tutje, Rama potencon se qeveria do të rrisë angazhimin për ta mbështetur më tej këtë sektor që të bëhet më produktiv dhe konkurrues me një sërë ndërhyrjesh si: rimbursimi i shpejtë i TVSH-së, garancitë për investime në teknologji dhe inovacion, skema e financimit për ngritjen e një akademie profesionale etj.
Postimi i plotë:
Piramida e Tiranës – Në “Shtëpinë e Biznesit” me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor; masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht.
Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara:
Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie
Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim
Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion
Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani
Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”./Arbresh.info
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...