Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në festën për fitoren e 11 majit, ka sulmuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Për fat të keq, politika shqiptare do të jetë e ndarë në dy universe paralele. Universi ynë ku Shqipëria përparon, gabon, ecën, bie dhe rritet, forcohet hap pas hapi dhe duke ngjitur shkallët drejt majës në BE. Në atë Shqipëri të pakicës kufiri mes fakteve dhe opinioneve është fshirë dhe akuzojnë pa asnjë provë dhe i vënë diagnoza popullit si i sëmurë, i shitur dhe i trembur sepse vendi voton Partinë Socialiste. Lajmi i mirë është se shumica nuk u beson më dhe kur i dëgjon, i dëgjon për të kaluar kohën”, tha fillimisht Rama, shkruan A2.
“Duhet që të ndryshojë mendësia e të bërit politikë. Sa kohë opozita do të jetë e kapur në kthetrat e një kryeplaku që s’ka lënë të zeza pa bërë, ky vend s’do të ketë një opozitë sfiduese për ne, por një kënetë zhgënjyese edhe për ndjekësit e saj, që në 11 maj qëndruan edhe në shtëpi. Sepse ne votat tona kemi marrë përsëri, këto 200 mijë që mungojnë janë ata që qëndruan në shtëpi. Po të ishte Luli, do t’i kishte rënë shkurt, do të thoshte që kanë vdekur. Kemi një njeri që është bërë “non grata” me vulë dhe “non grata” me vota dhe nuk është as zgjedhja jonë dhe as problemi ynë”, shtoi Rama.
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...