Rama: Sporti në shkolla, energji dhe garë për të rinjtë në mbarë vendin

08:47 | 5 Mars 2026
E.K

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku e ka shoqëruar me energjinë e nxënësve pjesëmarrës në edicionin e katërt të “Ekipeve Sportive në Shkolla”.

Aktiviteti, i organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ka nisur me përballjet në volejboll dhe basketboll.

Rama e cilësoi këtë nismë si një shembull të gjallë të energjisë rinore dhe sportit në shkolla.

“Mirëmëngjesi dhe me energjinë e nxënësve pjesëmarrës në Edicionin e 4 të “Ekipeve Sportive në Shkolla”, ku kanë nisur përballjet në volejboll dhe basketboll në kuadër të programit të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, që këtë vit ka përfshirë 608 ekipe nga shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në mbarë vendin në garë për kupën e finales, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Të ngjashme