Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lavdëruar sistemin online të Kadastrës, duke e quajtur arë armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin.
Sipas Ramës, shumë person thonë që ky sistem nuk funksionin, por kjo nuk është e vërtetë, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri shqiptar ka publikuar një fotografi ku tregohet fluksi i punës së sistemit digjital.
“Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për ryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sëkëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit. Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin”, ka shkruar ai.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...