Gjatë seancës parlamentare të pasdites, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkëmbyer një shtrëngim duarsh me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Dy kryetarët e dy partive më të mëdha në vend arritën një marrëveshje më 17 maj që i dha fund ngërçit disamujor të Parlamentit, ndërsa kanë premtuar bashkëpunim për një sërë reformash si ajo në drejtësi, reforma zgjedhore etj, rezultatet e të cilave pritet të shihen gjatë muajve në vijim.
Pas hedhjes në kuti të votës për kryetar të ri të Parlamentit, Rama është nisur drejt deputetëve në sallë, shkruan Ora News.
Rama i ka dhënë dorën edhe deputetit demokrat Flamur Noka.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...