Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit për mbërritjen e helikopterëve të parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Së fundmi ai ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë.
“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black HaWk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...