Kryeministri Edi Rama e quajti moment historik stërvitjen “Defender 21” që nisi sot në Durrës.
“Është një moment që na mbush me krenari. Unë dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri do ju ndodh edhe juve ajo që i ndodh të gjithëve të riktheheni në Shqipëri. Shqipëria nuk është një vend i këshilluar për shkak të sterotipeve që pengojnë marrëdhënien e saj me botën, por kur vjen dëshiron të kthehesh sërish. Kam besim se do të ndodhë edhe me ju” u shpreh Rama.
Më tej kryeministri nënvizoi qëndrimin e Shqipërisë si një vend që do vijojë të qëndrojë besnikërisht krah SHBA dhe me te denjë krah NATO-s.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah jush, si një vend që ndoshta nga pikëpamja numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj aleance por nga pikëpamja e vlerave duam të jemi gjithmonë e më të denjë e më të vyer brenda kësaj aleance”.
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë