Në fundjavë kryeministri iu rikthye replikave virtuale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale që janë të pakënaqur me nismat e ndryshme ligjore që prezanton qeveria apo me qeverisjen socialiste në përgjithësi.
I pari e akuzon se po keqpërdor të rinjtë e mbledhur në kuvendin e tyre kombëtar të shtunën dhe sjell një realitet për shtet europian të ndryshëm nga ai reali.
Sipas Ramës, turizmi malor në Theth që ka tërhequr vëmendjen e miliona turistëve është realitet nuk është propagandë.
“Njeriu që ndihmon familjarët e tij në Itali nga Thethi, falë të ardhurave nga puna atje në mal pasi është kthyer nga Italia. Në atë vend ku ata njerëz e kanë bërë Thethin destinacion europian njeri real dhe nuk është i vetmi”, tha Edi Rama.
Një tjetër ndjekëse që jeton jashtë e që është mosbesuese për të investuar në agroturizëm pasi mungon siguria dhe shërbimet bazë, i kërkon mos ta shohë realitetin përmes mediave që Rama i fajëson në mënyrë të përsëritur për prishje të imazhit të Shqipërisë.
“Agroturizmi në Shqipëri nuk është fantazi, por është një industri e lehtë reale. Natyrisht po ta shohësh Shqipërinë nga pasqyrat e kanaleve dhe portaleve ashtu është, këtu vdesin për bukë dhe vriten në rrugë”, tha Rama.
Si fakt se realiteti është ndryshe dhe Shqipëri nuk është ajo e llumit që siguron që do pastrohet në 11 Maj, sjell procesin e negociatave të anëtarësimit që nis vetëm nëse një shtet konsiderohet se i përmbush kushtet për të qenë anëtar i BE-së.
“Shqipëria po bëhet faktet janë atje ku janë njerëzit e punës, ku janë sipërmarrjet, ku është jeta e përditshme që nuk duhet nga kanalet dhe portalet e llumit. Por dhe llumi po pastrohet, do të pastrohet edhe më shumë më 11 Maj”, tha Rama.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...