Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar rëndësinë e rritjes së interesit për turizmin shqiptar, pas vlerësimeve të fundit nga prestigjiozja britanike “The Times”.
Kryeministri Rama theksoi se vitin 2024 u mbyll me një rritje të ndjeshme prej 37% të vizitorëve nga Britania e Madhe, krahasuar me vitin e kaluar.
“Shqipëria në fokus të prestigjiozes “The Times” jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve luksoze. Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tashmë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott apo Hyatt, e ku me finalizmin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota. Viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës”, shkroi Rama./Arbresh.info
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?