I sapo kthyer nga vizita e tij në Kinë, kryeministri Edi Rama i është drejtuar sallës së Kuvendit, rreth orës 12:30.
Menjëherë ka marrë fjalën duke ndërprerë edhe radhën e deputetëve që ishin në pritje. Duke folur për vizitat e tij të fundit jashtë vendit, Rama është ndalur në krizën e refugjatëve në Ballkan, ku tha se Shqipëria mund të mos preket nga kjo krizë, pasi refugjatët e luftës nuk kanë pranuar të qëndrojnë në Ballkan por në vende si Gjermania dhe Austria.
Megjithatë Rama ka treguar gatishmërinë e qeverisë së tij për tu bërë pjesë e çdo plani që BE ka për strehimin e tyre në rast nevoje. Referuar çështjes së azilkërkuesve shqiptarë, kryeministri Edi Rama theksoi edhe njëherë se shqiptarët që shkojnë drejt Gjermanisë nuk janë vetëm shqiptarë nga Shqipëria, por emigrantë në Greqi e vende të tjera.
“Shqipëria nu k është e prekur dhe gjasat janë se edhe mund të mos preket nga kjo krizë, pavarësisht se me ardhjen e dimrit ekziston një skenar i UNHCR-së që fluksi mund të ngecë në Ballkan dhe po ashtu këtë mund ta bëjë më të pranishme shtrëngesa që vetvetiu do të vijë qoftë nga ana e Gjermanisë dhe Austrisë. Sidoqoftë, Shqipëria është e gatshme të përfshihet në të gjithë programin e BE-së dhe në një projekt të qartë që në epiqendrën e vet ka Gjermaninë dhe Austrinë”, tha Rama.
Edhe ish kryeministri Berisha doli për çështjen e azil kërkimit duke u ndalur fillimisht te azilkërkuesit shqiptarë që po detyrohen të ikin nga vendi si pasojë e politikave shkatërruese të qeverisë Rama. Lidhur me refugjatët e vendeve të luftës Berisha tha se mbështet planet e BE-së.
“Shkaku themelor i eksodit dhe azilit politik është kjo qeveri e keqe, me politikat e saj çnjerëzore, me politikat e saj në biznes, me politikat e saj të kontrollit policor të çdo gjëje. Mbështes plotësisht çdo hap që do ndërmerret në përpjekje të refugjatëve , duke i kërkuar Bashkimit Evropian të studiojë në Shqipëri të gjitha shkaqet që shndërruan shqiptarët në një popull azilkërkues që po dynden masivisht”, tha ish kryeministri Berisha në fjalën e tij.
Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy bra...
Përshkallëzimi i protestave në Iran, një shtetas kanadez i v...
Krerët e shtetit bashkë me William Walker vizitojnë Hazbi Ka...
Vjedhen laptop, Ipad e mjete pune në institucione arsimore –...
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...