Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bulqizë ku edhe bërë prezantimi i projektit “Divizioni”, një model që do të transferojë sipas tij një zonë të degraduar ushtarake, në një destinacion të ri.
Gjatë këtij takimi, kryeministri u ndal tek rritja ekonomike, por edhe tek çështja e pensioneve.
“Niveli i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë që të nxjerrim mënjanë edhe një fond tjetër për pensionistët që nuk ka qenë më parë pasi nuk na e ka lejuar ekonomia. Një bonus i pranverës që edhe mandatin e katërt do të vazhdojmë ta mbajnë. Edhe me këtë bonus dhe sasinë e tij pensionistët do të njihen brenda pak ditëve dhe me paratë që do të marrin para vitit të ri do të marrin informacionin se sa do të marrin në pranverë. Këto bonuse janë një sinjal se shifrat e rritjes ekonomike që janë domethënëse tregojnë se Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë…”, tha ai./abcnews/
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur