Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asamblenë socialiste në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u ndal tek ulja e çmimit të energjisë elektrike, si edhe procesi drejt integrimit europian.
Më tej shtoi se Shqipëria ka punuar dhe tashmë ka një tjetër panoramë në sytë e shteteve të tjera. Rama theksoi se nga një vend i shpërfillur Shqipëria tani është më pranë BE.
Rama tha se ulja e çmimit të energjisë është bërë për herë të parë që nga 1990.
“Kemi bërë uljen e parë të çmimit të energjisë që nga 1990. Ulëm një lek në nëntë lekë. U ul 10.5 %”, tha Rama.
Më tej shtoi: “Duhen shumë gjëra akoma, mund të bëhen tani më shpejt dhe më thjesht sepse është bërë një bazë shumë e mirë. BE nuk bën dhurata dhe nuk bën politikë në këtë proces, por bën vetëm hesape. Kur t’i i ke bërë detyrat dhe ata kanë disa halle të tjera, thonë se nuk i ke bërë të mirë. Por politikë të thotë se nuk e ke bërë këtë dhe ne na duhet të afrojmë, nuk ekziston.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...