Në një intervistë për Deutsche Welle, Kryeministri Edi Rama tha nga Gjermania se shpresonte që Konferenca e parë Ndërqeveritare për negociatat të ndodhë në fund të këtij viti, por nëse jo, vitin e ardhshëm. “Kjo është një çështje që ka të bëjë me dinamikat e Brendshme të BE”, u shpreh Rama
“Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë Këshilli Europian. Por ajo që është e padyshimtë është që ne po ecim në mënyrë intensive në hedhjen e hapave të mëtejshëm, pavarësisht se çfarë do të vendosë Këshilli Europian, që ne dimë që është një vendimmarrje që varet shumë me tepër nga dinamikat e brendshme, sesa nga çfarë bëjmë ne. Ne do të vazhdojmë me vullnet dhe durim dhe shpresoj që Konferenca të ndodhë qysh në fund të këtij viti. Por nëse nuk ndodh në fund të këtij viti, do të ndodhë me siguri vitin e ardhshëm, dhe kjo është një çështje që e përsëris që ka të bëjë me dinamikat e brendshme të Bashkimit Europian”, tha Rama./klantv/
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...