Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 95-vjeçare.
I pranishëm në aktivitetin e organizuar për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, kryeministri Rama e nisi fjalën e tij me një mesazh ngushëllimi për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
“Më lejoni ti bashkohem dhe të shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit besimtarëve ortodoksë”.
Kryepeshkopi Janullatos u nda sot nga jeta në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në spitalin “Evangelismos” në Athinë, si pasojë e mosfunksionimit të mjaftueshëm të shumë organeve. Më parë ai ishte trajtuar për disa ditë në spitalin “Hygeia” në Tiranë./atsh.al
LEXO EDHE:
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?