Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vetë në rrjetet sociale videon e Albert Veliut, të njëjtën që publikoi gjatë ditës së enjte Partia Demokratike.
Por, qëllimi i publikimit nga ana e Kryeministrit nuk ishte përforcimi i akuzave të opozitës ndaj Fatmir Xhafajt, por ironia në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike.
“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”, shkruan Rama në mbishkrimin shoqërues të videos së shpërndarë./Top Channel
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155814993306523/
Gjysmëhëna e Kuqe: 787 njerëz të vrarë në katër ditë
Diva e muzikës, Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kaq vjet ...
Takimi me Abdixhikun, Kurti: Kur ka diçka të re do të ju njo...
Tahiri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridori...
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S’ka ndryshime në m...