Duke ritheksuar se procesi i negociatave me BE-në është moment historik për vendin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “asnjëherë më parë, Shqipëria nuk ka pasur një raport të tillë sy më sy, me barazi dhe respekt me europianët”.
Teksa kërkoi votën më 11 Maj, tha se “skuadra e tij do të jetë me eksperiencën dhe energjinë e duhur”.
“Një skuadër shumë të mirë, patjetër do ta kemi! Të ripërtërirë, ku do harmanizohet eksperienca e domosdoshme dhe energjia e të rinjve, që do garantojë vazhdimësinë e një procesi historik, që do të ketë të gjithë dijen e nevojshme dhe që do të garantojë përfaqësim.”
Si rrallëherë, ndau ca detaje nga rutina e tij, duke u ndalur edhe te regjimi i tij ushqimor.
“Kënaqësitë e imagjinuara apo si ha e pi, kush më njeh e di mirë që unë nuk kam lidhje fare. Patjetër që më shijon ushqimi i mirë, por mund të rri pa ngrënë edhe 2 ditë, pa asnjë problem. E bëj për arsye të favoreve që ka organizmi nga kjo gjë. Pra nëse bën një cikël prej 48 orësh, edhe me ujë, është një gjë shumë e rëndësishme për organizmin. 72 orë, e kam bërë shpesh. Është bërë gjëja më normale që unë të ha vetëm një vakt, në darkë. Dhe në shtëpi! Nëse ha drekë, ma sjellin këtu, pam pam pam. Udhëtimet nëse do kisha mundësi do t’i prisja me thikë, do e bëja. Se janë udhëtime pune, jo qejfi”, tregoi Rama./tvklan.al
Alarm te Barcelona: Lëndimi i Pedrit është më i rëndë se sa ...
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Kato...
Parashikimi i motit në Shqipëri
28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në ...
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...