Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Detin Jon vijon të mbetet “patate e nxehtë” në politikën shqiptare.
Sonte, në “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se nuk ka asnjë marrëveshje Shqipëri-Greqi për këtë çështje.
Duke diskutuar për ketë temë, Kryeministri solli në vëmendjen marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë së vitit 2009 të arritur nga Qeveria e PD-LSI, por që u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese.
Në këtë pikë, Rama kërkoi që Presidenti Ilir Meta, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha në Qeverinë e vitit 2009, nuk duhet të flasin për këtë temë.
“Nëse ka një pikë që Ilir Meta, Lulzim Basha, Saliu, Monikën nuk e llogaris se skuq peshk, nëse ka një pikë që këta duhet ta qepin, është pikërisht kjo pikë. E bënë nga paaftësia, e bënë nga banaliteti, unë nuk e di. Po ta qepin se këta e kanë treguar me fakte, me vulë, me firma që janë të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare. Këta të 3 janë 3 që duhet ta qepin gojën për interesat kombëtare sepse e kanë treguar që janë të paaftë. Është mirë ta qepin gojën kur flitet për interesa kombëtare”,u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit