Pas refuzimit të ftesës së Metës për takim nga ana e kryeministrit Rama, ka ardhur një reagim nga Presidenca përmes zëdhënësit të institucionit të Kreut të Shtetit.
Tedi Blushi ka deklaruar se kryeministrit dhe liderit të opozitës i është dërguar letër për takim në lidhje me krizën politike në vend.
Zëdhënësi i Presidencës Blushi ka sqaruar se takimi me Bashën është fiksuar në orën 9 të paradites.
Ndërsa në lidhje me takimin me Ramën dhe refuzimin e tij për ftesën, Presidenca është shprehur se duke qenë në dijeni të faktit se kryeministri është i zënë me takime, Presidenti Meta do ta presë Ramën derisa ai ta gjejë kohën
Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji