Edhe për 2024, turizmi vazhdon të mbetët një nga prioritet e qeverisë shqiptare.
Kartolina e parë për Shqipëririnë turistike, për këtë vit, është shpërndarë nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Është një fetsë për të huajt, për ta zbuluar Shqipërinë, në të gjithë vitin; kur ajo është e mbuluar me deborë, dhe kur është e bleruar. Është një ftesë për t’u ulur në tryezën plot me ushhqime tradicionale shqiptare, dhe një prezantim i kulturës së vëndit.
“Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës me të gjitha bukuritë e saj: nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i saj dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t’i rrokin shpirtin”.
Shifra e 10 milionë turistëve për 2023, veçse një sukses, është sfida e radhës, për ta kapërcyer dhe shënuar një tjetër shifër rekord.
Pak ditë më parë, ishte gjigandi mediatik CNN ai që e rendiste Shqipërinë mes destinacioneve më të mira për t’u vizituar nga turistët gjatë vitit 2024./Tv Klan/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...