Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot pamjet e punimeve për transformimin e Piramidës në Tiranë.
Në një postim në Facebook, Rama u shpreh se Piramida do të shëndrohet në shtëpinë e qendrës më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon.
“Mirëmëngjesi me këto pamje nga kantieri i Piramidës, ku hap pas hapi po merr jetë shtëpia e qendrës më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan Rama në përshkrimin e videos.
Ndërtimi i Piramidës filloi në vitin 1986 dhe përfundoi në vitin 1988 duke shërbyer si një muze në trashëgiminë e diktatorit Enver Hoxha deri në vitin 1991.
E njohur në zhargonin e përditshëm si piramida, ajo zuri vend në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në një nga pikat më nevralgjike të qytetit.
Pas vitit 1991 ajo u kthye në qendër konferencash e panairesh.
Piramida e Tiranës, do të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore./arbresh.info/
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë