Në postimin e tij të zakonshëm në mëngjes, kryeministri Edi Rama kësaj radhe ka vendosur të postojë pamjet e kërpudhës, e cila është dhuratë për parkun e kryeministrisë dhe njëkohësisht duke thumbuar mbështetësit e opozitës.
Në profilin e tij në facebook, Rama ‘thumbon’ edhe mbështetësit e opozitës të cilën e rrëzuan gjatë protestave në 2019 duke shkruar:
“MIRËMËNGJES , dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur”.
Kujtojmë që kërpudha është dhuratë për parkun e kryeministrisë nga artisti Carsten Holler pjesë e ciklit të famshëm të tij “Giant Mushrooms” që gjendet në koleksionet e disa muzeve në botë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...